Zyrtari: Sanksionet e SHBA-së stimulojnë emigrimin e paligjshëm të kubanezëve në SHBA
2022-11-17 17:38:26

Carlos Fernandez de Cossio (Foto Hispantv)

Kuba bën përgjegjëse SHBA-në, që me embargon tregtare ka nxitur emigrimin e paligjshëm të kubanezëve. Zëvendësministri i Jashtëm i ishullit, Carlos Fernandez de Cossio, në një konferencë për shtyp tha se sanksionet e SHBA-së janë një politikë që synon shtypjen e standardit të jetesës së popullsisë.

Vërejtjet erdhën pas një raundi të ri bisedimesh për emigracionin midis qeverive kubane dhe amerikane në kryeqytetin kuban të Havanës. Bisedimet midis dy vendeve rifilluan në prill, bisedat e para të tilla mbi emigracionin në katër vjet pas një hendeku të gjatë nën drejtimin e ish-presidentitDonald Trump.

Sipas qeverisë kubane, sanksionet e SHBA-së, një rrjet ligjesh dhe rregulloresh amerikane që ndërlikojnë transaksionet e biznesit dhe financiar me Kubën, i kanë kushtuar ekonomisë së Kubës një total prej 154.2 miliardë dollarësh amerikanë gjatë gjashtë dekadave të fundit.

Një rekord prej rreth 220.000 shtetasish kubanë u kapën në kufirin SHBA-Meksikë në vitin fiskal 2022, i cili përfundoi më 30 shtator. Shumica dërrmuese u lejuan të hynin në Shtetet e Bashkuara. (Elona)