Konsumi i energjisë në Kinë rritet me 3.8 për qind në 10 muaj
2022-11-16 15:01:25

Foto: VCG

Konsumi i energjisë elektrike në Kinë, një barometër kyç i aktivitetit ekonomik, mbajti rritje të qëndrueshme në 10 muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare.

Konsumi i energjisë u rrit 3.8 për qind nga viti në vit në gati 7.18 trilionë kilovat-orë gjatë kësaj periudhe, sipas Administratës Kombëtare të Energjisë, citon “Xinhua”.

Konsumi i energjisë në industrinë parësore u rrit me 9.9 për qind nga viti në vit në 10 muaj. Energjia elektrike e konsumuar nga industria dytësore dhe terciare është rritur përkatësisht me 1.7 për qind dhe 4.2 për qind. Konsumi i energjisë elektrike nga banorët ka shënuar një rritje prej 12.6 për qind nga viti në vit.

Vetëm në tetor, konsumi i energjisë në Kinë ishte 683.4 miliardë kilovat-orë, me një rritje prej 2.2 për qind nga viti në vit.

Përdorimi i energjisë në industrinë parësore dhe dytësore u rrit përkatësisht 6.5 për qind dhe 3 për qind, ndërsa përdorimi i energjisë në sektorin terciar ra me 2 për qind. (Elona)