Kina lëshon satelitin "Tianping-3"
2024-10-22 16:12:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina nisi një satelit të ri nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Taiyuan-it në provincën Shanxi të martën. 

Një raketë "Marshimi i Madh-6", që mbante satelitin "Tianping-3", u nis më 8:10 sipas orës së Pekinit dhe e dërgoi satelitin në orbitën e paracaktuar. 

"Tianping-3" do të përdoret kryesisht për kalibrimin e pajisjeve të radarëve në tokë dhe matjen e prerjes tërthore të radarëve. Sateliti do të mbështesë gjithashtu testet e imazherisë për pajisjet optike në tokë dhe testin e gjurmimit dhe vrojtimit të mjedisit të hapësirës së orbitës së ulët, si edhe shërbimet për rilevimin e mjedisit hapësinor atmosferik dhe korrigjimin e modelit të parashikimit të orbitës. 

Nisja shënon misionin e 541-të të fluturimit të serisë së raketave mbartëse "Marshimi i Madh".