Franca rrit nivelin e rrezikut nga gripi i shpendëve
2022-11-13 17:00:00


Foto: VCG

Foto: VCG

Franca ka rritur nivelin e rrezikut të gripit shumë patogjen të shpendëve nga “i moderuar” në “i lartë”, raportoi Gazeta Zyrtare e Republikës Franceze.

Kjo do të detyrojë fermat mbarëkombëtare t’i mbajnë të gjitha shpendët brenda dhe të marrin masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes shumë ngjitëse, bën të ditur “Xinhua”.

Fermat në rajonet e Brittany, Pays de la Loire dhe Deux-Sevres tashmë i janë nënshtruar izolimit të detyrueshëm të shpendëve të tyre, raportoi e përditshmja franceze “Le Figaro”.

Rastet e gripit të shpendëve janë zbuluar gjithashtu në vendet fqinje, duke përfshirë Belgjikën, Gjermaninë, Spanjën dhe Holandën.

Sëmundja ka shkaktuar asgjësimin e 21 milionë zogjve në Francë që nga dimri i vitit të kaluar. (Irma)