Samiti i G20-s, bota pret "mëkëmbjen e përbashkët, mëkëmbjen më të fortë"
2022-11-11 19:33:28

Më 15 nëntor do të hapet në ishullin Bali të Indonezisë samiti i liderëve i Grupit të 20 Vendeve (G20). Në sfondin e inflacionit të lartë dhe rrezikut të recesionit, tema e këtij samiti është "Mëkëmbje e përbashkët, mëkëmbje më e fortë".

Ishulli Bali është vënë tashmë në fokus të vëmendjes së mbarë botës. Të gjithë po presin arritjen e konsensusit nga liderët e vendeve të ndryshme pjesëmarrës në këtë samit për të ngulur në këmbë në globalizimin ekonomik, përmirësimin e qeverisjes ekonomike globale dhe nxitjen e kthimit të ekonomisë botërore në gjendjen normale.(Xu Guang)