"Akti për zbutjen e inflacionit" i ShBA-së acaron prirjen e "çindustrializimit" në Europë
2022-11-09 14:41:10

Pak kohë më parë, grupi gjerman "Dr. Schneider", me histori 95-vjeçare, që merret me prodhimin e pjesëve të brendshme të automobilave luksozë, aplikoi për mbrojtje nga falimentimi. Nën goditjen e krizës energjetike, të shtimit të kostos, të rritjes së normave të interesit në dollar amerikan etj., industria prodhuese evropiane ndodhet në një gjendje të vështirë.

"Akti për zbutjen e inflacionit", që hyri kohët e fundit në fuqi në ShBA, i ka tërhequr ndërmarrjet evropiane ta transferojnë prodhimin e tyre në ShBA, gjë që do të acarojë prirjen e "çindustrializimit" në Europë. Lidhu me këtë, ministri francez i Ekonomisë dhe i Financave  Bruno Le Maire u shpreh se Europa duhet të japë një përgjigje të bashkërenduar, të përbashkët e të fuqishme ndaj këtij veprimi ligjor të ShBA-së. (Fani)