Numri i viktimave të aksidentit të avionit në liqenin Viktoria të Tanzanisë rritet në 19
2022-11-08 10:53:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i viktimave nga përplasja e një avioni tanzanian në liqenin Victoria të dielën është rritur nga tre në 19 deri vonë pasdite, deklaroi kryeministri i vendit, njofton “Xinhua”.

Pasi vizitoi vendin e rrëzimit në brigjet e liqenit Victoria në distriktin Bukoba të dielën pasdite, kryeministri tha se ka të ngjarë që disa pasagjerë të ishin ende të bllokuar në rrënojat e avionit.

Në deklaratë thuhet se një ekip hetimor i përbërë nga stafi teknik i “Precision Air” dhe ekspertë të aviacionit është dërguar për t'iu bashkuar ekipit të shpëtimit në terren. (Fatosi)