Ndryshimet klimatike/ OKB: Akullnajat do të zhduken deri në vitin 2050
2022-11-06 17:23:58

foto nga VCG

Shkencëtari mati thellësinë e akullnajës Aletsch në Alpët e Zvicrës, e cila u dobësua mesatarisht 1.5 metra në vit/ foto nga VCG

“Akullnajat anembanë globit do të zhduken në mënyrë të pashmangshme deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimaterike”, supozon OKB-ja bazuar në një raport.

“Akullnajat në një të tretën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të OKB-së do të shkrihen brenda tre dekadave. Akullnajat e fundit të malit Kilimanxharo do të zhduken ashtu si akullnajat në Alpe dhe Parku Kombëtar Yosemite në SHBA. Ato do të shkrihen pavarësisht nga veprimet e botës për të luftuar ndryshimet klimatierke”,- thuhet në raport, cituar nga “RTSH”.

Raporti, i cili bën parashikime bazuar në të dhënat satelitore, vjen ndërsa liderët botërorë përgatiten të takohen në Egjipt për konferencën e javës së ardhshme për ndryshimet klimaterike COP27.

Rreth 18.600 akullnaja janë identifikuar në 50 vende të Trashëgimisë Botërore të OKB-së. Ato përfaqësojnë pothuajse 10% të zonës së akullnajave të Tokës dhe përfshijnë pika të njohura turistike dhe vende të shenjta për popullsinë lokale. Sipas raportit, tërheqja dhe zhdukja e akullnajave ishte ndër provat më dramatike se klima e Tokës po ngrohet.

Jeta e shumë njerëzve varen nga akullnajat pasi si burimi i tyre i ujit për përdorim shtëpiak dhe bujqësi, dhe humbja e tyre mund të çojë në mungesë të ujit të freskët gjatë stinëve të thata, tha prof Duncan Quincey, një ekspert i akullnajave. (Irma)

foto nga VCG

Shkencëtari mati thellësinë e akullnajës Aletsch në Alpët e Zvicrës, e cila u dobësua mesatarisht 1.5 metra në vit/ foto nga VCG

foto nga VCG

 Lugina e thatë Yosemite në SHBA/ foto nga VCG