Bankers , performanca dhe objektivat
2022-11-03 11:13:21

Bankers Petroleum Albania është kompania më e madhe e prodhimit të naftës në Shqipëri. Bankers nuk është vetëm projekti më i madh investues i financuar nga Kina në Shqipëri, por edhe projekti më i madh i investimeve të Kinës në naftë dhe gaz në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” në vendet e Evropës.

Projekti ka qenë gjithmonë në vemendjen e liderëve të Kinës dhe Shqipërisë. Pasi ekipi drejtues kinez mori drejtimin e kompanisë Bankers në vitin 2016 është shënuar një performance mjaft e mire, duke dhënë një kontribut të madh në  ekonominë shqiptare.

ambasadori kinez Zhouding në Shqipëri vizitoi kompaninë "Bankers Petroleum Albania"

Prodhimi nga fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinzës, më e madhja në Evropën kontinentale zë rreth 90% të totalit të naftës vendase, ndërkohë që përgjatë aktivitetit të saj në vend ka paguar mbi 820 Milionë dollarë taksa dhe tatime në arkat e shtetit shqiptar.

Bankers ka siguruar punësim (direkt dhe jo të drejtpërdrejtë) për 1500 persona, shumica e të cilëve janë punonjës vendas, si dhe ka kultivuar një numër të madh talentesh në sektorin e naftës për Shqipërinë.

Kompania Banker ka gjithmonë në vemendje komunitetin local. Për këtë ka investuar rreth 4.87 milion dollarë për të përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve ndër të cilat: për projekte të zhvillimit bujqësor; për ndërtimin e rrugëve; për projekte kullimi; për mbështetjen e bizneseve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; për  përballimin e pasojave të tërmetit në vitin 2019; për ndërtimin e shkollës; për projektet e mbjelljes së pemëve; për Klinikën Marinza;

Gjatë vitit 2022, Bankers ka zhvilluar dy projekte të rëndësishme, rrugën në Sheqishtë në Patos dhe rehabilitimin e Marinzës në Roskovec. Në total janë shpenzuar mbi 200 mijë USD në këto projekte shumë të rëndësishme për banorët e zonës ku operon Bankers.

Pas periudhës së vështirë me të cilën u përball gjatë pandemisë Bankers  rifilloi aktivitetin e shpimit në vendburimin Patos-Marinzë. Kompania planifikon të shpojë mbi 25 puse të reja nafte (duke përfshirë 2 puse termike horizontale) në fushë nafte gjatë këtij viti.

Krahas shpimit të puseve të reja horizontale kemi hartuar edhe strategjinë e re për të prodhuar me teknologji të avancuara, si metoda termike e cila rrit energjinë në shtresa dhe shtyn më shumë naftë në sipërfaqe. Bankers do të vazhdojë të jetë një investitor me vlerë afatgjatë dhe është reciprokisht i dobishëm dhe fitues me qeverinë shqiptare. Bankers do të vazhdojë të zgjerojë prodhimin (planifikohet të rritet gradualisht në 1 milion ton në tre vitet e ardhshme). Objektivi i Kompanisë është shpimi i 45 puseve të tjera vitin e ardhshëm.

Bankers garanton të investojë më shumë dhe të vazhdojë të japë kontribute më të mëdha për Shqipërinë.

CEO Kompanisë Bankers Petroleum Albania Huangqin Xiao në një intervistë ekskluzive për seksionin shqip të Grupit Mediatik të Kinës (China Media Group) me gazetaren Eda Merepeza flet për performancën ndër vite të kompanisë dhe objektivat për të ardhmen e afërt.

CMG: Kompania Bankers Petroleum në veprimtarinë e saj 6 vjeçare në Shqipëri në drejtimin e ekipit kinez, ka arritur të realizojë objektivat e saj?

Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinzës është fusha më e madhe e naftës (në tokë) në Europën kontinentale. Bankers është investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Që prej vitit 2016 ne kemi investuar shumë fonde në këtë fushë për ta zhvilluar dhe për të prodhuar naftë. Aktualisht ne kemi prodhuar më shumë se 5 milionë ton naftë përgjatë 6 viteve të fundit. Ne kemi 500 punonjës dhe kemi ndërkohë shumë nënkontraktorë ku përmes tyre ne kemi 1500 punonjës indirektë prandaj Bankers mundëson shumë punësim për këtë vend.

CMG: Si e përballoi kompania Bankers periudhën e pandemisë Covid 19?

Pandemia ishte shumë e ashpër, sidomos gjatë vitit 2020, pasi cmimet e naftës ranë ndjeshëm, në nivele shumë të ulëta. Përgjatë asaj kohe ne edhe reduktuam në minimum aktivitetin e fushës tonë për një periudhë të shkurtër por megjithatë ne nuk larguam nga puna asnjë nga punonjësit tanë. Dhe kur cmimet e naftës u rritën, punonjësit tanë vijojnë punën normalisht ashtu sic fusha është rikthyer në prodhimet e nivele normale.

CMG: Kriza energjetike botërore dhe çmimet e larta të naftës ndikojnë në veprimtarinë tuaj?

Kur çmimet naftës rriten ne rrisim investimet tona dhe këtë vit ne do të shpojmë 25 puse të reja horizontale dhe do të ruajmë nivelin tonë të prodhimit. Vitin e ardhshëm nëse çmimet e naftës do të vijojnë të qëndrojnë në nivele të favorshme ne do të rrisim investimet tona. Ne planifikojmë të shpojmë 45 puse të reja horizontale jo vetëm për të ruajtur nivelin tonë të prodhimit por për ta rritur atë, në nivele më të larta.

 CMG: Nxjerrja e naftës bruto nga Bankers në fushën e Patos- Marinzës si realizohet ? Çfarë masash keni marë për mbrojtjen e mjedisit?

Ne aplikojmë teknologjinë e puseve horizontal të naftës përmes injektimit të polimerit dhe pompave PCP. Ne gjithashtu do të aplikojmë teknologjinë e injektimit termal për të rritur energjinë në shtresat e naftës dhe si pasojë për të nxjerrë më shumë naftë në sipërfaqe dhe për rritur kështu prodhimin. Ne kujdesemi që të mbrojmë mjedisin gjatë operacioneve tona. Ne monitorojmë ajrin, ujrat nëntokësorë  dhe tokësorë për të mbajtur standardet e mjedisit ndërkohë që cdo ditë ne përdorim bote për të lagur me ujë rrugët për të reduktuar pluhurin.

CMG: Cilat janë investimet e kompanisë Bankers në dobi të komunitetit të zones?

Bankers e konsideron veten jo vetëm prodhues i hidrokarbureve por gjithashtu pjesë e komunitetit. Ne duhet të kontribuojmë në komunitet për të përmirësuar jetesën e banorëve që jetojnë pranë zonës sonë të operimit. Ne kemi rikonstruktuar rrugë, kemi ndërtuar sisteme kanalizimesh, kemi ngritur klinika shëndetësore, kopshte dhe shkolla për banorët pranë zonës.

CMG: Cilat janë bshkëpunimet e tjera të kompanisë me fushën e kulturës, atë akademike?

 Po, ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Insitutin e Kulturës Kineze në Shqipëri.Ndërkohë studentë të universiteteve kryejnë intership në Bankers, mësojnë gjëra të reja në Bankers ndërkohë që ne mund të zgjedhim më të mirët për t’i punësuar dhe këtu mund të rriten shpejt profesionalisht.

Bankers aplikon teknologji shumë të përparuara për të prodhuar naftë prandaj të rinjtë që punësohen tek ne mund të mësojnë shumë mbi to dhe të përmirësojnë veten. Vec kësaj, pagat në Bankers janë shumë konkurruese në Shqipëri.


ambasadori kinez Zhouding në Shqipëri vizitoi kompaninë "Bankers Petroleum Albania"

CMG: Planet e Bankers Petroleum Albania për vitin 2023?

Ne tashmë e kemi planifikuar buxhetin për vitin e ardhshëm. Ne do të shpojmë më shumë puse, sidomos puse horizontalë termalë, 15 të tillë. Ne do të përdorim njësitë termike për të prodhuar më shumë naftë dhe prodhimi vitin e ardhshëm do të jetë më i lartë se ky vit. Më shumë prodhim do të thotë më shumë taksa dhe të ardhura për qeverinë dhe për komunitetin.

CMG: Si ndjeheni ju në Shqipëri?

 Unë ndjehem shumë mirë në Shqipëri. Moti është I ngrohtë, dimri është I butë, është shumë mikpritës për të jetuar. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe ekipi ynë është shumë I fortë dhe I bashkuar dhe unë ndjehem shumë mirë që punoj dhe jetoj këtu në Fieri, Shqipëri.