Media kanadeze: Rritet kriminaliteti dhe ulet morali i policisë në ShBA
2022-11-01 14:29:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të së shtunës të Korporatës Kanadeze të Transmetimeve (CBC), në ShBA po rritet kriminaliteti, dhe njëkohësisht morali i policisë po ulet.

Sipas policisë së qytetit Pitsburg, ka dy arsye që e shkaktojnë këtë gjendje. E para është zemërata e publikut ndaj policisë. Që nga incidenti i vrasjes së afroamerikanit George Floyd nga policia në vitin 2020, mjedisi i opinionit publik ndaj forcave ligjzbatuese ka nisur të përkeqësohet dhe është pakësuar numri i atyre që paraqesin kërkesë për të hyrë në radhët e policisë. Sipas burimeve të brendshme, për shkak të presionit të madh të punës, përqindja e përdorimit të drogës dhe alkoolit, e vetëvrasjeve dhe e divorceve ndër punonjësit e policisë është shumë e lartë. Ndërsa arsyeja e dytë është që shtimi i shpejtë i dhunës me armë, i shkaktuar nga ndikimi negativ i pandemisë mbi shëndetin mendor të njerëzve, e ka detyruar policinë të bëjë rishikime strategjike, gjë që ka përkuar me shtimin e shitjes së armëve, duke sjellë shtimin e përdorimit të paligjshëm të tyre. (Fani)