Guterres nënvizon rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe parimeve të OKB-së
2022-10-26 15:27:04

Foto: VCG

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në mesazhin e tij për Ditën e Kombeve të Bashkuara, tha se ruajtja e vlerave dhe parimeve të OKB-së është thelbësore në një botë nën stres, përcjell “Xinhua”.

“Tani, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të sjellim në jetë vlerat dhe parimet e Kartës së OKB-së në çdo cep të botës”,- tha Guterres.

Ai i përshkroi Kombet e Bashkuara si produkt i shpresës, sepse mishëron shpresën dhe vendosmërinë për të kaluar përtej konfliktit global, në një epokë të re të bashkëpunimit global.

“Sot organizata jonë po testohet si kurrë më parë. Por Kombet e Bashkuara u krijuan për momente të tilla”,- tha ai.

Guterres tha se Kombet e Bashkuara po i japin paqes një shans dhe po u japin fund konflikteve që rrezikojnë jetët, të ardhmen dhe përparimin global dhe po punojnë për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme, për të reduktuar pabarazitë dhe për të shpëtuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ai vuri në dukje rolin e Kombeve të Bashkuara në mbrojtjen e planetit, duke përfshirë thyerjen e varësisë globale ndaj karburanteve fosile dhe fillimin e revolucionit të energjisë së rinovueshme.

Ai gjithashtu theksoi se si Kombet e Bashkuara po balancojnë shkallët e mundësive dhe lirisë për gratë dhe vajzat, duke siguruar gjithashtu të drejtat e njeriut për të gjithë. (Elona)