"The New York Times": Në këtë dimër ShBA-ja mund të përballojë "epidemi të trefishtë"
2022-10-26 16:49:24

Gazeta amerikane "The New York Times" publikoi të dielën një artikull, sipas të cilit në dy vjetët e fundit, pezullimi i mësimit në shkolla, ndalimi i punës në zyrë, distancimi social dhe mbajtja e maskave kanë mbrojtur amerikanët nga gripi dhe shumë sëmundje ngjitëse të rrugëve të frymëmarrjes, por në dimrin e sivjetshëm, situata do të jetë e ndryshme.

Sipas gazetës, për shkak të heqjes së shumë masave kufizuese dhe normalizimit të përgjithshëm të turizmit dhe aktiviteteve shoqërore, parashikohet do të rriten rastet e prekjes nga virusi i COVID-19 dhe gripi këtë dimër, duke sjellë një "epidemi të dyfishtë", madje dhe "epidemi të trefishtë", përfshirë atë nga virusi sincitial i frymëmarrjes (VSF).

Rastet e gripit kanë filluar të shtohen më herët këtë vit dhe parashikohet që do të rriten më shumë në disa javët e ardhshme. Për shkak të prekjes së madhe të fëmijëve nga VSF, rinovirusi dhe enteroviruset, spitalet pediatrike në disa shtete amerikane janë mbingarkuar. Ekspertët e shëndetit publik parashikojnë se shumica e të prekurve nga virusi i COVID-19, gripi dhe VSF do të kenë simptoma të lehta, por këto viruse do të prekin miliona amerikanë, duke sjellë mbingarkim të spitaleve. (Xu Guang)