"Fundjavë e përgjakshme" në Çikago
2022-10-25 11:30:45

Foto: VCG

Sipas njoftimeve të rrjetit televiziv amerikan ABC, policia e Çikagos tha se nga mbrëmja e së premtes deri të dielën, në këtë qytet ndodhën shumë raste të dhunës me armë, duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 43 të plagosur.

Sipas policisë, kjo fundjavë ishte "veçanërisht e dhunshme" për adoleshentët e Çikagos, sepse 9 nga 43 të plagosurit me armë janë adoleshentë. Një incident të shtënash mbi pesë veta në orën 4 të mëngjesit të së dielës në parkun "Brighton" shkaktoi tre të vdekur, dy prej të cilëve 20-vjeçarë. Të shtunën herët në mëngjes, një 15-vjeçar u qëllua me armë në trotuar, ndërsa pas disa orëve, një tjetër 15-vjeçar u vra nga të shtënat me armë. Në mbrëmjen e së premtes, një 12-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçare u qëlluan. 

Sipas të dhënave të policisë së Çikagos, sivjet deri në fund të shtatorit, në këtë qytet ka pasur 519 raste kur kanë ndodhur vrasje. Vetëm në shtator ka pasur 70 raste vrasjesh dhe 295 incidente të shtënash me armë. (Çang Çuo)