ERE: Të subvencionohen makinat elektrike
2022-10-24 11:21:06

Foto: VCG

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) është shprehur për nevojën e hartimit të një plani kombëtar veprimi për futjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturës së karikimit të tyre.

Sipas ERE-së, kjo mund të dërgojë një sinjal shumë të mirë për investitorët e mundshëm në Shqipëri.

ERE vlerëson se është shumë e rëndësishme që qeveritë, të përgatisin dhe miratojnë plane kombëtare veprimi të detajuara dhe realiste.

Enti ka kryer edhe një vlerësimi konkret, që evidenton se aktualisht përdorimi i energjisë elektrike për karkimin e makinave elektrike në vend është i papërfillshëm.

Në vlera relative konsumi i energjisë elektrike nga makinat elektrike zë rreth 0.009% të konsumit të energjisë elektrike mesatar për periudhën 2003-2020 në Shqipëri. (Fatosi)