Rusia do të eksportojë mbi 50 milionë tonë drithë në vitin bujqësor 2022-2023
2022-10-23 10:39:43

VCG

VCG

Rusia është në gjendje të përmbushë detyrën për të eksportuar më shumë se 50 milionë tonë drithë në vitin bujqësor 2022-2023, të vendosur nga Presidenti Vladimir Putin, deklaroi zëvendësministrja e Bujqësisë, Oksana Lut, citon “Xinhua”.

Ajo theksoi se rendimenti këtë vit do t'i mundësojë Rusisë të sigurojë drithë brenda dhe jashtë vendit dhe shtoi se vendi është i gatshëm të furnizojë me drithë të gjitha vendet në nevojë.

VCG

VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova konfirmoi gjithashtu gatishmërinë e vendit për të furnizuar si me drithë ashtu dhe me plehra për të garantuar sigurinë ushqimore në botë.

VCG

VCG

Sipas saj, Rusia kishte shumë vështirësi për ta bërë këtë pasi Shtetet e Bashkuara u përpoqën të bllokonin sa më shumë mundësi për të bërë pagesa financiare për produktet ruse.  (Irma)