Anija më e madhe me vela prej druri në botë ankorohet në Maltë rrugës për në Shangai
2022-10-19 12:29:43

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Anija me vela më e madhe oqeanike prej druri në botë lundroi në Grand Harbor të Maltës në fundjavë, përpara se të nisej për në Barcelonë të Spanjës.

Suedezja “Gotheborg” do të ankorohet në portin spanjoll gjatë dimrit përpara se të vazhdojë udhëtimin drejt Shangait të Kinës Lindore, bën të ditur “Xinhua”.

Anija do të jetë në një ekspeditë dyvjeçare në Azi, e cila synon të promovojë tregtinë suedeze-aziatike dhe të krijojë mundësi të reja biznesi.

Ajo është një kopje e një anijeje të kompanisë suedeze të Indisë Lindore të shekullit XVIII që u mbyt jashtë Goteborgut, Suedi, në vitin 1745.

Ekspedita synon t'u mundësojë njerëzve që të bashkohen me ekuipazhin prej 20 marinarësh profesionistë dhe të përjetojnë lundrimin me një anije të shekullit të 18-të, si dhe të mirëpresin vizitorët gjatë ndalesave të saj përgjatë rrugës.

“Gotheborg” u largua nga Suedia më 8 qershor dhe që atëherë është ankoruar në Helsingborg, Helsinki, Stokholm, Kopenhagen, Oslo, Londër, Bremerhaven, Lisbonë, Malaga, Nice dhe Monako.

Në mars 2023, “Gotheborg” do të lundrojë për në Azi. Ajo është planifikuar të arrijë në Shangai në shtator 2023. (Elona)