Përurohet laboratori i parë i inteligjencës artificiale në Tiranë
2022-10-18 11:01:24

Në shkollën e saporindërtuar “Sami Frashëri”, në Tiranë, u përurua laboratori i parë i inteligjencës artificiale, njofton “RTSH”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se vendin e gjuhëve të huaja e kanë gjuhët e programeve kompjuterike, pasi e ardhja është teknologjia.

“Qartazi, gjuhët e së sotmes nuk janë më gjermanishtja dhe anglishtja. Me gjithçka po ndodh, gjuhët që duhet të mësojë brezi i ri janë “Python” dhe “Java””,- tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se projekti do të shtrihet edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin. (Fatosi)