Musk: “SpaceX” do të vazhdojë të financojë internetin në Ukrainë
2022-10-17 12:22:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Elon Musk thotë se kompania e tij “SpaceX” do të vazhdojë të financojë shërbimin e internetit “Starlink” në Ukrainë, një ditë pasi ai tha se nuk mund ta bënte më këtë.

“Edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë qeverinë e Ukrainës falas”,- shkroi ai në “Twitter”.

“Starlink” ka qenë jetik që ushtria dhe njerëzit e Ukrainës të qëndrojnë në internet. Sipas autoriteteve ukrainase, ai ka ndihmuar në rinisjen e infrastrukturës kryesore pas sulmeve ruse.

Instalimet e energjisë ishin ndër objektet e shënjestruara nga më shumë se 100 raketa ruse këtë javë.

“Starlink” përbëhet nga mijëra satelitë në orbitën e ulët të Tokës dhe terminalet tokësore.

Muajin e kaluar, Musk, shefi i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë, i kërkoi Pentagonit të financonte programin “Starlink”, sipas mediave amerikane.

Programi “Starlink” kushton 20 milionë dollarë në muaj për t’u mirëmbajtur, sipas Musk.

Ai së fundmi tha se “SpaceX” kishte shpenzuar 80 milionë dollarë deri më tani për ta mbajtur Ukrainën të lidhur në internet. (Fatosi)