Kumbaro: Kishim një sezon të mbarë turistik, nisim përgatitjet për 2023
2022-10-15 10:36:18

foto/VCG

foto/VCG

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se 2022-shi shënoi një sezon të mirë, duke filluar që nga numri i vizitorëve të huaj, i cili që në gusht tejkaloi shifrat e vitit 2021 me 5.6 milionë turistë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja Kumbaro tha se gjithashtu ka pasur të ardhura të larta të mbledhura nga bashkitë për menaxhimin e plazheve. Sipas saj, nuk mund të lihet pa përmendur edhe pastërtia në plazhe, që ka pasur mirëmbajtje përditë për 3 muaj në rreth 61 km vijë lineare bregdetare, me forca shtesë të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Ministrja Kumbaro foli edhe për përgatitjet që po bëhen për vitin 2023, duke filluar me rritjen e minimumit të detyrueshëm ligjor për plazhet publike në 30%, me kryerjen e hartëzimit të stacioneve të plazheve së bashku me bashkitë, për të cilat aplikimet hapen më 1 nëntor.

Ministrja Kumbaro tha se janë përcaktuar stacionet e bregëzimit e ankorimit për mjetet lundruese turistike, duke theksuar se do ta bëjnë të detyrueshëm certifikimin e operatorëve turistikë detarë, pasi në të kundërt nuk do të mund ta ushtrojnë aktivitetin. (Irma)