Në këtë vjeshtë të artë, bujqit në krahina të ndryshme të Kinës po presin të korra të bollshme.
Foto:CMG
Wang Dan, banore e një fshati në provincën Heilongjiang të Kinës Veriore, një ndër bazat kryesore të prodhimit të drithërave të Kinës, shprehet:
“Kam marrë porosi për sojën që kam mbjellë në fushën time që në fillim të këtij viti dhe çmimi i blerjes për kilogram është rreth 8.42 centë më i lartë se çmimi i tregut. Me subvencionet për mbrojtjen e pjellorisë së tokës, për të korrat dhe për blerjen e furnizimeve bujqësore, mund të fitoj mbi 2 100 dollarë nga çdo hektar soje. Jam shumë i kënaqur.”
Edhe Zhang Guoqiang nga provinca Henan është i lumtur me të ardhurat e sivjetshme nga mbjellja e drithërave. “Nga mbjellja deri në korrjen e misrit, ne provuam teknikat e rekomanduara nga ekspertët dhe rendimenti arriti rreth 10 500 - 11 250 kg për hektar. Prodhimi është mjaft i mirë,” i tha ai Grupit Mediatik të Kinës.
Qeveria kineze zbaton konceptin e zhvillimit me vënien e popullit në qendër dhe të ndarjes nga të gjithë të rezultateve të zhvillimit. Pikërisht falë zbatimit të këtij koncepti, Kina ka zhdukur varfërinë absolute dhe ka ndërtuar në mënyrë të gjithanshme shoqërinë relativisht të begatë. Në të njëjtën kohë, jeta e bujqve po përmirësohet dita-ditës.
Foto:CMG
Lidhur me këtë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, vuri në dukje: “Kina arriti të zhdukë varfërinë e skajshme në vitin 2020 dhe ka ngritur qindra e qindra milionë njerëz në nivelin e shtresës së mesme. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm, që ka gjithashtu një ndikim kolosal në treguesit globalë të mirëqënies.”
Pasurimi i përbashkët është një synim i bukur për realizimin e të cilit njerëzimi është përpjekur prej kohësh. Dalja nga skamja ka hedhur një bazë të shëndoshë për realizimin përfundimtar të pasurimit të përbashkët. Në Kinë, të drejtat e barabarta të zhvillimit garantohen nëpërmjet sistemit efektiv ligjor, të ardhurat e punëmarrësve sigurohen nëpërmjet përsosjes së sistemit të shpërndarjes, ndërsa nxitja e zhvillimit të gjithanshëm të njerëzve realizohet nëpërmjet përmirësimit të sistemit të sigurimeve shoqërore.
Elias Jabbour është profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Shtetëror të Rio-de-Zhanejros të Brazilit. Ai vuri në dukje se, ndërsa pabarazia po përkeqësohet në botë gjatë periudhës së pandemisë, Kina ka zhdukur varfërinë e skajme. “Pas kësaj, Kina do të fokusohet për realizimin e objektivit të ndërtimit të një shoqërie më të barabartë në fushat politike, institucionale, shtetërore dhe financiare”, tha z. Jabbour.
Foto:CMG
Kina e ka caktuar provincën e zhvilluar lindore Zhejiang si zonë pilot të pasurimit të përbashkët. Aty do të zbatohen një sërë politikash në ndihmë të realizimit të këtij objektivi, duke grumbulluar përvojë të mjaftueshme për krahinat e tjera të vendit gjatë rrugës drejt pasurimit të përbashkët.
Kryetari i Fondacionit "Kuhn", Robert Lawrence Kuhn, u shpreh: "Mirëqënia e përbashkët përvijon një Kinë më të barabartë, ku dallimet në standardet e jetesës, pasuri dhe mundësi - veçanërisht ndërmjet zonave urbane e rurale - janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme".
Kina synon jo vetëm pasurimin e përbashkët të popullit të vet, por edhe ndan mundësitë e zhvillimit me vendet e tjera të botës, me anën e zbatimit e konceptit të krijimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, duke u dhënë në veçanti përvojë dhe mbështetje vendeve në zhvillim.
Foto:CMG
Bebyk Valeriy është kryetar i Shoqatës së Shkencave Politike të Ukrainës. Sipas tij, Kina jo vetëm ka zgjidhur problemin e vet të varfërisë, por edhe ka ndërmarrë veprime aktive në arenën ndërkombëtare. “Sidomos nisma e paraqitur nga presidenti kinez Xi Jinping 'Një brez, një rrugë' ka ngritur nivelin ekonomik dhe të jetesës materiale në vendet pjesëmarrëse,” theksoi z. Valeriy.