Afganistani merr 40 milionë dollarë në para të gatshme
2022-10-07 14:32:44

Foto nga Dab.gov.af

Foto nga Dab.gov.af

Afganistani ka marrë 40 milionë dollarë ndihma humanitare në para të gatshme për të forcuar ekonominë e tij, njoftoi “Da Afghanistan Bank” (DAB), banka qendrore e vendit, në një deklaratë për shtyp.

Ky është grupi i dytë prej 40 milionë dollarësh në para të gatshme të dërguara së fundi në Afganistan nga komuniteti ndërkombëtar, bën të ditur “Xinhua”.

“Si pjesë e ndihmës humanitare për Afganistanin, 40 milionë dollarë amerikanë në “cash” arritën të martën në Kabul dhe u transferuan në një nga bankat komerciale të vendit”,- thuhet në deklaratë pa përmendur bankën ku janë depozituar paratë.

Afganistani i varfër ekonomikisht mori një shumë të ngjashme më 22 shtator, si pjesë e mbështetjes për të rritur rezervën valutore të vendit, e cila ka arritur në më shumë se 1.2 miliardë dollarë amerikanë. (Irma)