Dimri i vështirë mund të shtojë frikën e energjisë në Evropë
2022-10-06 16:40:42

foto nga VCG

Tubat në instalimet e tubacionit të gazit natyror "Nord Stream 1" në Lubmin të Gjermanisë, më 8 mars 2022/ foto Agencies nga "China Daily"

Qeverive në të gjithë Evropën, që tashmë po përballen me sfidën e menaxhimit të krizës së furnizimit me energji këtë dimër, iu është dhënë një goditje tjetër.

Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit me Distanca të Mesme ka deklaruar  se shenjat tregojnë për një periudhë presioni të lartë në të gjithë Evropën Perëndimore në muajt nëntor dhe dhjetor, e cila ka të ngjarë të rezultojë në kushte të ftohta me reduktim të erës dhe shiut. Kjo do të rrisë më tej kërkesën për karburant dhe do të kufizojë produktivitetin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Parashikimi bazohet në të dhënat e qendrës së motit si dhe në informacionin nga shërbimet e monitorimit të motit në Japoni, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, sipas Florence Rabier, drejtoresha e përgjithshme e qendrës, e cila i tha “Financial Times” se tashmë periudha e sfidës do të bëhet edhe më e vështirë.

“Nëse do të  kemi këtë model, atëherë për energjinë është mjaft kërkuese sepse jo vetëm që do të jetë pak më ftohtë, por dhe do të kemi më pak erë për energjinë e erës dhe më pak reshje për hidrocentralet”, tha ajo.

Sfida e fundit sezonale vjen pas një prej verave më të thata në histori të Evropës dhe me vendet që tashmë kanë kaluar kohë duke u përpjekur të reduktojnë varësinë e tyre nga burimet ruse të energjisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, teksa shumë prej tyre tashmë ishin detyruar të gjenin zgjidhje të reja.

Thatësira e verës ka ulur nivelet e ujit në lumenj dhe liqene, gjë që dobëson energjinë hidroelektrike në vendet fqinje dhe gjithashtu na e bën të vështirë transportimin e qymyrit në termocentralet që duhet të përdorim për shkak të situatës së vështirë të gazit, tha Robert. Habeck, ministri federal i Gjermanisë për ekonominë dhe mbrojtjen e klimës.

Disa termocentrale bërthamore që do të mbylleshin po mbahen të hapura si një burim rezervë dhe kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi ka ndërmarrë hapa efektivë përgatitor për të përballuar sfidën.

“Mund të themi se ndoshta do ta kalojmë këtë dimër, me gjithë tensionet, me përgatitjet që kemi bërë”, tha ai. Askush nuk mund ta thoshte këtë tre, katër, pesë muaj më parë, apo në fillim të këtij viti”.

“Sepse ne filluam kaq herët... tani jemi në një pozicion në të cilin mund të shkojmë me guxim në këtë dimër, të cilin vendi ynë do ta përballojë”, shtoi kancelari gjerman Olaf Scholz.

Konsulenca ndërkombëtare e energjisë Wood Mackenzie  ka deklaruar se nëse dimri i ardhshëm është në përputhje me mesataren pesëvjeçare, Evropa mund ta kalojë atë me rreth një të katërtën e kapacitetit të saj të ruajtjes së gazit të mbetur. Përveç kësaj, sipas konsulencës, nëse Rusia do të ndalonte të gjitha furnizimet, Bashkimi Evropian do të kishte rreth 15 për qind të kapacitetit të magazinimit të mbetur deri në fund të dimrit.

"Ndoshta rreziku më i madh është një situatë ekstreme",  ka deklaruar lidhur me këtë Kateryna Filippenko, një analiste e tregjeve të gazit në Wood Mackenzie.

Por Aslak Berg, ekonomist dhe ish-këshilltar i Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë pranë qeverisë norvegjeze, ka deklaruar për  uebsajtin “Politico” se megjithëse kufizimi i furnizimit me gaz të Evropës nga Rusia kishte bërë të vetën, ai ishte një kërcënim që mund të realizohej vetëm një herë.

"Po shkakton dhimbje tani,  por efekti zvogëlohet me kalimin e kohës,"  ka deklaruar ai.

Autori Julian Shea, korrespondent i  “China Daily”  në Londër.