Sektori i qirasë financiare në Kinë shënon rritje të qëndrueshëm
2022-10-03 11:24:49

Foto; VCG

Sektori i qirasë financiare të Kinës regjistroi rritje të qëndrueshëm në vitin 2021, pavarësisht goditjeve nga pandemia, tregoi një raport nga Shoqata e Bankave të Kinës, njofton “Xinhua”.

Në fund të vitit 2021, aktivet totale të sektorit të qirasë financiare të vendit arritën në 3.58 trilionë juanë (rreth 504.24 miliardë dollarë amerikanë), 3.69 për qind më shumë se një vit më parë, sipas raportit.

Produktet që lidhen me zhvillimin e gjelbër patën rritje të shpejtë vitin e kaluar. Të dhënat treguan se biznesi i ri i leasing-ut të gjelbër u zgjerua 81.75 për qind nga viti në vit në 124.34 miliardë juanë në 2021.

Sipas raportit, sektori ka rritur gjithashtu mbështetjen për ekonominë reale, me fokus në sektorët strategjikë në zhvillim dhe logjistik. (Fatosi)