Veliaj: 7 milionë turistë në vit, e jashtëzakonshme për Tiranën
2022-10-03 11:09:34
Foto: VCG
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se kryeqyteti deri në fund të këtij viti, për herë të parë, do të kapë shifrën e 7 milionë turistëve, shkruan “RTSH”.
“Për herë të parë, Tirana ka më shumë turistë sesa banorë në një vit. Është diçka e jashtëzakonshme”,- tha Veliaj, gjatë konkursit ndërkombëtar për projektin e qendrës “Tirana Multifunctional Center”.
Kreu i bashkisë së kryeqytetit shqiptar tha se i gjithë ky zhvillim ka bërë që të rritet vlera e pronës në Tiranë.
“Tirana ka pasur më shumë aktivitete dhe investimet tona në pika të caktuara e kanë rritur vlerën e pronës”,- tha Veliaj. (Fatosi)
Lajmet Kryesore