CMG-ja: Vendet ishullore të Paqësorit kanë nevojë edhe më shumë për sinqeritetin e ShBA-së
2022-10-01 14:02:31

Foto: VCG

Nga data 28 deri më 29 shtator, sipas orës lokale, në Uashington u mbajt Samiti i parë ShBA-Vendet Ishullore të Paqësorit. Presidenti amerikan Biden pretendoi se qëllimi i samitit ishte thellimi i marrëdhënieve midis ShBA-së dhe vendeve ishullore të Paqësorit, duke shpallur se do t’u ofronte atyre një ndihmë shtesë prej më shumë se 810 milionë dollarë për të forcuar bashkëpunimin në fusha si ndryshimet klimatike apo ekonomia detare. Një media gjermane komentoi se Uashingtoni ka përgatitur qilima të kuq dhe dollarë për udhëheqësit e vendeve të ishujve të Paqësorit për të "kundërshtuar ndikimin e Kinës në rajonin e Paqësorit".

Në komentin e CMG-së thuhet se sigurisht që është mirë që ShBA-ja  premton të ofrojë ndihmë për vendet ishullore të Paqësorit. Por këto vende nuk kanë nevojë për premtime verbale, as përpjekje për të frenuar tërheqjen dhe përdorimin e Kinës, por ata kërkojnë ndihma të prekshme që i përshtaten kërkesave të tyre zhvillimore.

Nëse SHBA vërtet duan të ndihmojë vendet ishullore të Paqësorit të zhvillohen, duhet të bëjnë të paktën katër gjëra:

Së pari, ndihma e premtuar duhet të realizohet menjëherë. Vitet e fundit ShBA-ja shpesh ka pretenduar të ofrojë një sasi të madhe ndihme financiare për Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe vendet e ASEAN, por sipas statistikave të sektorëve përkatës, mbi një e treta e fondeve janë "rikthyer" në xhepat e agjencive të ndryshme të ndihmës amerikane me emra të ndryshëm dhe fondet që kanë arritur në fakt janë shumë të kufizuara.

Së dyti, ShBA-ja duhet të udhëheqë me shembullin e saj kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike. Vitet e fundit, për shkak të ngrohjes globale dhe rritjes së nivelit të deteve, vendet ishullore të Paqësorit kanë vuajtur nga tajfunet dhe cunami, madje disa vende rrezikohen të zhyten nga uji i detit, gjë që është dilema më e rëndë për zhvillimin e tyre aktual. Udhëheqësit e vendeve të ishujve të Paqësorit kanë deklaruar vazhdimisht në publik se shqetësimi i tyre nuk është gjeopolitika, por ndryshimet klimatike.

Në të njëjtën kohë, ShBA-ja duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të mbrojtur mjedisin detar. Në fjalimin e tij në samit më 29 shtator, Biden përmendi "Partneritetin Blu Paqësor" (PBP) të krijuar këtë vit. Kur fliste për emrin e këtij rrethi të vogël, ai psherëtiu: “Sa poetike!”. Por Japonia, anëtare e PBP-së, shpërfilli kundërshtimin global dhe këmbënguli në nxitjen e shkarkimit të ujërave të zeza bërthamore në “Paqësorin Blu”, ndërsa ShBA-ja shprehën bindje dhe pranim.

Më e rëndësishmja, ShBA-ja duhet t'i trajtojë vendet ishullore të Paqësorit si partnerë, jo si pengje në lojërat gjeopolitike.