Li Keqiang takohet me ekspertë të huaj që fituan Çmimin e Miqësisë së Qeverisë Kineze 2022
2022-10-01 10:04:13

Foto: Xinhua

Pasditen e 30 shtatorit, kryeministri Li Keqiang u takua me ekspertë të huaj që fituan Çmimin e Miqësisë së Qeverisë Kineze 2022 në Pekin.  Li Keqiang përgëzoi përzemërsisht ekspertët e huaj fitues të çmimeve, duke konfirmuar kontributin e tyre në reformën dhe hapjen e Kinës dhe shkëmbimet miqësore mes Kinës dhe vendeve të huaja. Li përshëndeti gjithashtu edhe të gjithë ekspertët që punojnë në Kinë dhe të afërmit e tyre si dhe miqtë ndërkombëtarë që mbështesin zhvillimin e Kinës.

Li Keqiang theksoi se Kina është ende vendi më i madh në zhvillim në botë dhe ka akoma një rrugë të gjatë për të realizuar modernizimin. Pavarësisht se si do të ndryshojë situata ndërkombëtare, ne do të përqëndrohemi në drejtimin e mirë të punëve tona për të siguruar një jetë më të mirë për popullin kinez. E prekur nga faktorë të papritur këtë vit, ekonomia e Kinës është përballur me presione të reja rënëse, por në përgjithësi ka treguar një rimëkëmbje të qëndrueshme. Ne jemi të sigurt dhe të aftë për të mbajtur ekonominë që funksionon brenda një game të arsyeshme dhe për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm ekonomik.

Li Keqiang theksoi se ekspertët e huaj janë "të dërguar të miqësisë" dhe një urë e rëndësishme mes Kinës dhe botës. Ne do të përpiqemi të ofrojmë kushte të përshtatshme dhe shërbime me cilësi të lartë për talentet nga e gjithë bota për të punuar në Kinë dhe do të ofrojmë mbështetje më të madhe në fushat e mjedisit kërkimor shkencor dhe platformës së inovacionit, duke i mirëpritur ekspertët e huaj të marrin pjesë në mënyra të ndryshme në ndërtimin e modernizimit të Kinës. (Çang Çuo)