Progresi i teknologjisë shkencore bujqësore të Kinës mbështet sigurinë ushqimore
2022-09-30 12:15:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë dekadës së kaluar, Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore (CAAS) ka bërë një sërë arritjesh në teknologjinë shkencore bujqësore, duke ofruar mbështetje të fortë për sigurinë ushqimore të vendit.

Në një përmbledhje të punës së saj që nga viti 2012, CAAS bëri të ditur se shkencëtarët zbuluan dhe klonuan për herë të parë gjenet që penguan përdorimin e heterozës së orizit, duke ofruar burime të rëndësishme gjenesh dhe zgjidhje të mundshme për problemin e sterilitetit hibrid tek orizi, përcjell “Xinhua”.

Sipas CAAS, gjithashtu janë bërë përparime në kontrollin dhe parandalimin e dëmtuesve të bimëve, duke kontribuar në sigurinë kombëtare të ushqimit.

Duke u ndalur në shfaqjen e shpeshtë të sëmundjeve primare dhe insekteve dëmtues në kulturat kryesore, CAAS kreu kërkime teorike dhe ndërtimin e sistemit inxhinierik të parandalimit dhe kontrollit të zinxhirit.

Ai krijoi një sistem teknologjik monitorimi dhe paralajmërimi të hershëm në kohë reale për parandalimin e krimbave të dëmshëm dhe zhvilloi një sërë teknologjish dhe programesh kryesore për të mbështetur parandalimin dhe kontrollin e tyre në mbarë vendin, i cili është rekomanduar globalisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.  (Irma)