Përfundon ndërtimi i tunelit të autostradës nënujore në veri të Kinës
2022-09-30 16:27:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në qytetin Dalian, në provincën Liaoning përfundoi ndërtimi i një tuneli nënujor, që përmban një autostradë urbane me gjashtë korsi me dy drejtime përmes zonës detare.

Rruga 5.1 km në tunelin nënujor, i pari i këtij lloji në rajonin e Kinës veriore, ka një shpejtësi të projektuar prej 60 km në orë.

“Lidhja përfundimtare, si struktura kalimtare midis tunelit nënujor dhe seksionit në tokë, është çelësi i projektit”,- tha Wang Dianëen, menaxher i projektit të tunelit të Gjirit Dalian të kompanisë “Nr. 2 Engineering Company Ltd. CCCC First Harbour Engineering Co., Ltd.”

Tuneli do të hapet për trafikun vitin e ardhshëm. (Irma)