Kinë: PMI-ja e manifakturës mëkëmbet në 50.1 në shtator
2022-09-30 16:57:58

Foto:VCG

Foto:VCG


Treguesi i menaxherëve të blerjes (PMI) për sektorin e manifakturës në Kinë arriti në 50.1 në shtator, nga 49.4 në gusht, treguan të premten të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave. 

Një shifër mbi 50 tregon zgjerim, ndërsa nën 50 tkurrje.

"Ndërsa politikat dhe masat për stabilizimin e ekonomisë vazhdojnë të hyjnë në fuqi këtë muaj dhe efektet negative të valëve të të nxehtit pakësohen, PMI-ja e manifakturës është kthyer në sferën e zgjerimit," tha statisticieni i lartë i Zyrës Kombëtare të StatistikaveZhao Qinghe.

Nëntreguesi për prodhimin arriti në 51.5 në shtator, 1.7 pikë më shumë se muajin e mëparshëm. Kërkesa vijoi të përmirësohet, teksa nëntreguesi për porositë e reja u rrit me 0.6 pikë krahasuar me gushtin, duke arritur në 49.8. 

Të dhënat e së premtes treguan gjithashtu se PMI-ja e sektorit të jomanifakturës në Kinë u ul në 50.6 në shtator, nga 52.6 në gusht.