“Huawei” celebron Ditën Evropiane të Inovacionit në Hungari
2022-09-29 11:37:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjiganti kinez i teknologjisë “Huawei” celebroi në Hungari Ditën Evropiane të Inovacionit, me fokus mënyrën se si inovacioni teknologjik mund të kontribuojë në digjitalizimin, tranzicionin e energjisë së gjelbër dhe kultivimin e talenteve.

Rreth 250 përfaqësues nga qeveria, industria dhe akademia morën pjesë në veprimtarinë e këtij viti, bëri të ditur “Xinhua”.

“Ne besojmë se mund të udhëheqim inovacionin për të ardhmen përmes investimeve të vazhdueshme në kërkim dhe zhvillim. Inovacioni do të jetë vendimtar për të realizuar të ardhmen tonë të qëndrueshme”,- tha Jeff Wang, president i departamentit të marrëdhënieve publike dhe komunikimit në “Huawei”, në një fjalim video.

Ai shtoi se presin të punojnë me partnerët për të krijuar një Evropë më të zgjuar, më të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Në ceremoninë e hapjes, ministri i Jashtëm hungarez, Petr Szijjarto, përshëndeti investimet e “Huawei” në Hungari, duke përfshirë qendrën e saj më të madhe evropiane të logjistikës pranë kryeqytetit.

“Të dyja palët përfituan shumë nga bashkëpunimi strategjik i nënshkruar dhjetë vjet më parë dhe qeveria hungareze është e gatshme ta vazhdojë këtë bashkëpunim”,- shtoi ai.

Gjatë aktivitetit, Universiteti i Shërbimit Publik të Hungarisë nënshkroi një marrëveshje partneriteti me “Huawei” si pjesë e programit të kompanisë “Seeds for the Future Scholarship”, për të promovuar edukimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

“Huawei” bëri të ditur se rreth 1000 studentë nga 12 vende evropiane kanë marrë gjithsej 5 milionë euro (4.8 milionë dollarë amerikanë) në dy vitet e fundit nga programi i tij i bursave. (Elona)