Kina arrin sukses në ndërtimin e infrastrukturës së re
2022-09-28 11:24:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka shpejtuar hapat në përmirësimin e infrastrukturës së informacionit. Pajisjet inteligjente po integrohen në industri dhe biznese të ndryshme si transporti, furnizimi me energji dhe prodhimi industrial, po ashtu edhe pajisje që kanë të bëjnë me mirëqenien e njerëzve si në fushën e tregtisë elektronike, telemjekësisë dhe edukimit “online”. Infrastruktura e re ka fuqizuar shumë zhvillimin ekonomik dhe social të Kinës duke ofruar mbështetje të qëndrueshme për eksplorimin e teknologjisë së re.

Kina ka arritur sukses në ndërtimin e infrastrukturës së re, e cila ka lehtësuar shumë zhvillimin social dhe ekonomik të vendit gjatë dekadës së fundit, thanë zyrtarët përgjegjës për këtë sektor.

Zhang Zhihua, zyrtar në Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, deklaroi se Kina ka shpejtuar hapat në përmirësimin e infrastrukturës së informacionit, si dhe në avancimin e integrimit dhe inovacionit të infrastrukturës.

Gjatësia e rrjetit të fibrave optike të Kinës është rritur 2.7 herë gjatë dekadës së fundit dhe numri i rafteve të qendrave të të dhënave ka arritur në 5.9 milionë, tha Zhang  gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, pajisjet inteligjente po integrohen në industri dhe biznese të ndryshme si transporti, furnizimi me energji dhe prodhimi industrial, po ashtu edhe pajisje që kanë të bëjnë me mirëqenien e njerëzve si në fushën e tregtisë elektronike, telemjekësisë dhe edukimit “online”.

Për sa i përket inovacionit, Zhang tha se deri në 32 nga 77 projektet kryesore kombëtare të infrastrukturës shkencore dhe teknologjike të planifikuara të Kinës janë vënë në veprim, ndërsa në të gjithë vendin po ngrihen qendra për kërkimin inxhinierik, teknologjinë e ndërmarrjeve dhe inovacionin industrial.

Song Wen,  zyrtar në Administratën Kombëtare të Energjisë, bëri të ditur se me sektorin e energjisë që kërkon një zhvendosje më të shpejtë drejt modeleve digjitale, të bazuara në internet dhe teknologjisë inteligjente, është bërë përparim në shumë fusha, të tilla si rrjeti inteligjent, miniera dhe prodhimi i energjisë, po ashtu edhe për ruajtjen e energjisë.

Shkalla e mbulimit të sistemit të automatizimit të shpërndarjes së energjisë në Kinë ka tejkaluar 90 për qind deri në vitin 2021 dhe vendi ka parë përfundimin e mbi 800 vendeve të minierave inteligjente dhe një numri termocentralesh të zgjuar 5G plus, sipas Song.

Zhang tha se infrastruktura e re ka fuqizuar shumë zhvillimin ekonomik dhe social të Kinës duke ofruar mbështetje të qëndrueshme për eksplorimin e teknologjisë së re, duke mbështetur në mënyrë efektive zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe duke lehtësuar plotësisht përmirësimin e mirëqenies së njerëzve.

“Ndërsa çdo stad i revolucionit shkencor dhe teknologjik prezanton infrastrukturë të re, çdo stad i ndërtimit të infrastrukturës do të sillte një përmirësim në transformimin ekonomik”,- tha ai.