Kina ofron 9 miliardë dollarë për bizneset për të ruajtur vendet e punës
2022-09-28 15:30:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka rritur përpjekjet për të ruajtur vendet e punës këtë vit, me rreth 64.63 miliardë juanë (9.19 miliardë dollarë amerikanë) që u janë ofruar tashmë bizneseve, bëri të ditur “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, rimbursimet e sigurimit të papunësisë në total 44.84 miliardë juanë iu dhanë rreth 7.21 milionë ndërmarrjeve ose më shumë se gjysma e të gjithë punëdhënësve të mbuluar nga rrjeti i sigurimeve shoqërore, në tetë muajt e parë të vitit.

Shuma e parave dhe numri i përfituesve ishin përkatësisht 1.9 dhe 1.8 herë më shumë se nivelet e raportuara për gjithë vitin 2021.

Përafërsisht 19.68 miliardë juanë në subvencione trajnimi iu paguan 3.96 milionë kompanive në rajonet e prekura nga shpërthimet e Covid-19 dhe në pesë industritë më të goditura, përfshirë sektorin e hotelerisë.

Për të ndihmuar të diplomuarit nga kolegjet dhe universitetet që kërkojnë punësim, qeveria ka dhënë gjithashtu grante prej 110 milionë juanë për 33.000 kompani, nga përfitojnë rreth 103.000 të diplomuar.

Njësitë e tregut mbi 160 milionë të Kinës, që ofrojnë 600 milionë vende pune, përbëjnë gurin e themelit të ekonomisë dhe janë vendimtare për stabilitetin e punësimit, sipas Zhang Chenggang nga Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit të kryeqytetit.

Fondet pro-punësimit do të inkurajojnë punëdhënësit të ruajnë vendet e punës, të forcojnë besimin e biznesit dhe të stabilizojnë ekonominë, tha ai. (Elona)