Ndryshimet e reja në konsumin e orizit
2022-09-28 14:40:02

Kohët e fundit,  nën ndikimin e rasteve të shpeshta të motit ekstrem në mbarë botën dhe të situatës ndërkombëtare komplekse e të ndryshueshme, sigurimi i ushqimit është bërë sërish një temë me interes të përbashkët për mbarë botën. Në Kinë ka një thënie: “Për njerëzit, ushqimi është si qielli”, që do të thotë se ushqimi është nevoja kryesore për njeriun. Furnizimi i qëndrueshëm me ushqim është i lidhur ngushtë me jetën e përditshme të miliona familjeve.  Për popullin kinez, orizi është ushqimi bazë kryesor. Gjatë viteve të fundit, çdo fazë të zinxhirit të sektorit të kultivimit të orizit, si prodhimi, përpunimi, qarkullimi dhe konsumi, kanë ndryshuar në mënyrën e dukshme.