Kina publikon standardin e parë ndërkombëtar në lidhje me qelizat staminale
2022-09-27 16:08:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina udhëhoqi dhe publikoi standardin e parë ndërkombëtar në botë për kërkimin e qelizave staminale të shtunën, duke sinjalizuar se vendi është bërë një kryesues i njohur globalisht në këtë fushë të avancuar që mund të revolucionarizojë mjekësinë, citon ekspertët “China Daily”.

Dokumenti, i quajtur ISO 24603, rendit kërkesat dhe rregulloret e ndryshme për kultivimin dhe përdorimin e qelizave staminale pluripotente të njeriut dhe të miut. Ai shënon gjithashtu standardin e parë lidhur me qelizat staminale për Organizatën Ndërkombëtare për Standardizim.

Qelizat staminale pluripotente kanë aftësinë të diferencohen në çdo lloj qelize që përbën trupin. Ato zakonisht gjenden në fazat më të hershme të ndarjes së qelizave pas fekondimit.

Qelizat staminale dhe mjekësia rigjeneruese janë një fushë me zhvillim të shpejtë dhe është thelbësore të ndërtohet konsensus dhe të vendosen disa rregulla bazë për kërkimin dhe industrinë.

E themeluar në vitin 1947, Organizata Ndërkombëtare për Standardizim zhvilloi dhe publikoi standarde në shumë fusha teknike. Selia e saj është në Gjenevë të Zvicrës dhe ka 167 shtete anëtare që nga ky vit. (Fatosi)