Sektori i ndërtimit në Kinë arrin nivele të larta, zgjerohen investimet në infrastrukturë
2022-09-27 12:21:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori i ndërtimit i Kinës rifilloi me shpejtësi pasi vendi dyfishoi investimet në infrastrukturë për të nxitur rritjen ekonomike, njofton “Xinhua”.

Si barometër i investimeve në infrastrukturë dhe mjete fikse të vendit, indeksi i fundit i ekskavatorëve, tregoi ritëm të përshpejtuar të aktivitetit ndërtimor.

Gjatë periudhës janar-gusht, norma mesatare mujore e operimit të makinerive të ndërtimit në Kinë ishte 61.45 për qind, me normën mujore vetëm për gushtin në 63.99 për qind, duke ruajtur vrullin e rritjes që nga tremujori i dytë, tregoi indeksi.

Midis pajisjeve të anketuara, katër lloje të pajisje, duke përfshirë kamionët me vinça, ekskavatorët, kamionët me pompë dhe asfaltuesit, panë shkallën e funksionimit të tyre që kalonte 60 për qind.

Në një tjetër shenjë përmirësimi, rritje kanë shënuar edhe prodhimi dhe çmimet e materialeve të ndërtimit, si çeliku dhe çimentoja.

Të dhënat nga Shoqata e Hekurit dhe Çelikut të Kinës treguan se prodhimi mesatar ditor i çelikut të papërpunuar nga fabrikat kryesore të çelikut të vendit u rrit 2.23 për qind në mes të shtatorit nga ai në fillim të shtatorit.

Të dhënat e industrisë, të cilat tregojnë për një përshpejtim të prodhimit të ndërtimit, ishin në përputhje me rritjen e investimeve të aktiveve fikse, e cila u rrit me 5.8 për qind nga viti në vit në tetë muajt e parë të këtij viti.

Ndërkohë, investimet në infrastrukturë janë rritur me 8.3 për qind nga viti në vit, tregojnë të dhënat zyrtare.

Pas leximit optimist është kanalizimi i më shumë mbështetjes nga vendi për ndërtimin e infrastrukturës mes përpjekjeve kombëtare për të katalizuar kërkesën e brendshme dhe për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.

Takimi ekzekutiv i Këshillit të Shtetit njoftoi muajin e kaluar se kuota e instrumenteve financiare të mbështetura nga politika dhe të orientuara nga zhvillimi do të zgjerohej me 300 miliardë juanë të tjerë (rreth 42.7 miliardë dollarë amerikanë) për të financuar më mirë projektet e mëdha të infrastrukturës.

Investimi total në infrastrukturë në vitin 2022 mund të rritet me 10 për qind në 12 për qind, duke rritur normën nominale të rritjes së PBB-së me 1.2 deri në 1.4 pikë përqindjeje, siç vlerësohet në një raport të fundit kërkimor nga Korporata Ndërkombëtare e Kapitalit të Kinës.

Investimet në infrastrukturë ka të ngjarë t'i japin një shtysë më të fortë ekonomisë në shtator dhe efekti i tyre shumëfishues do të rritet gjithashtu, thuhet në raport. (Fatosi)