Kina i afrohet objektivit vjetor të rinovimit të banesave
2022-09-26 10:55:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të arrijë së shpejti objektivin e rinovimit të banesave të këtij viti për zonat urbane të shkatërruara, sipas të dhënave nga Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, njofton “Xinhua”.

Në tetë muajt e parë të vitit 2022, vendi filloi rinovimin e 48,300 komuniteteve të vjetra të banimit urban, që përbënin 94.4 për qind të objektivit të tij vjetor, njoftoi ministria në faqen e internetit.

Rreth 7.99 milionë familje do të përfitojnë nga projektet e rinovimit që janë duke u zhvilluar.

Qeveria planifikon të rinovojë 51,000 komunitete të vjetra banimi urbane gjatë këtij viti, duke përfituar 8.4 milionë familje. (Fatosi)