Çmimet e mjeteve të prodhimit rriten në Kinë
2022-09-26 11:11:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shumica e mallrave kapitale të monitoruara nga qeveria kineze shënuan çmime më të larta në mesin e shtatorit krahasuar me fillimin e shtatorit të këtij viti, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave, njofton “Xinhua”.

Nga 50 mallrat kryesore të monitoruara nga qeveria, të cilat përfshijnë tuba çeliku pa tela, benzinë, qymyr, plehra dhe disa produkte bujqësore që përdoren kryesisht për përpunim, 30 panë rritje të çmimeve të tyre, ndërsa 17 me çmime më të ulëta, sipas të dhënave zyrtare.

Çmimi i mishit të derrit u rrit me 0.9 për qind në mes të shtatorit në 23.7 juanë (rreth 3.39 dollarë amerikanë) për kg.

Leximi, i publikuar çdo 10 ditë, bazohet në një anketë të rreth 2000 shitësve me shumicë dhe shpërndarësve në 31 rajone të nivelit provincial. (Fatosi)