Super tajfuni “Noru” pritet të prekë zonat bregdetare të Kinës
2022-09-26 10:19:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tajfuni “Noru” u intensifikua me shpejtësi në një super tajfun në orët e para të së dielës, me shpejtësi maksimale të qëndrueshme të erës prej 185 kilometra në orë (kph) dhe po lëviz drejt perëndimit në drejtim të bregut lindor të provincës Aurora ose në pjesën veriore të Provincës Quezon, njoftoi Zyra Meteorologjike në Filipine, citon “CGTN”.

“Noru”, tajfuni i 16-të i vitit 2022, parashikohet të sjellë valë të mëdha, stuhi, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në ishullin Luzon gjatë 24 orëve të ardhshme.

Një ciklon tropikal me shpejtësi maksimale të erës që kalon 185 km/orë ose më shumë se 100 nyje konsiderohet një super tajfun, sipas Departamentit të Shkencës dhe Teknologjisë, Administratës së Shërbimeve Atmosferike, Gjeofizike dhe Astronomike të Filipineve.

Zyra Meteorologjike bëri të ditur se “Noru” po lëvizte drejt perëndimit dhe ka të ngjarë të përfshijë Detin e Kinës jugore.

Tajfuni “Noru” u formua në lindje të Filipineve më 23 shtator 2022.

Ndërsa ai po afrohet, erëra të forta do të ketë në Detin lindor-qendror të Kinës jugore dhe ujërat përreth ishullit Huangyan. Erëra të forta priten gjithashtu në zonat bregdetare të Kinës të provincës Fujian, provinca Guangdong, rajoni i Tajvanit dhe zona të tjera, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike të Kinës.

Rajoni i Tajvanit të Kinës, provinca Hainan, Ishujt Xisha, Ishujt Zhongsha, Ishujt Nansha dhe Ishulli Huangyan pritet të kenë shira të dendur deri më 27 shtator. (Fatosi)