Fillon sezoni i mbledhjes së gaforreve në Kinë
2022-09-25 11:45:28

foto: VCG

foto: VCG

Sezoni i mbledhjes së gaforreve shumë të kërkuara të ujërave të ëmbla të Kinës filloi të premten në liqenin Yangcheng në Suzhou, provincën Jiangsu të Kinës lindore, përcjell “Xinhua”.

Një total prej rreth 9400 tonësh gaforre të shijshme dhe të kushtueshme priten të mblidhen dhe të dalin në treg.

Gaforret do të mblidhen nga një zonë shumimi që mbulon rreth 5900 hektarë, sipas zyrës komunale të bujqësisë dhe çështjeve rurale në Suzhou.

Kinezët e kanë zakon të hanë gaforre në vjeshtë kur shija e mishit të tyrë është në maksimumin e tij. Tradita daton që nga dinastia Han (202 para Krishtit deri në vitin 220). (Irma)