Miratohet rregullorja për të mbrojtur seksionin më të vjetër të Murit të Madh në Kinën Lindore
2022-09-24 12:09:47

foto: VCG

Legjislativi lokal në provincën Shandong të Kinës lindore miratoi një rregullore për mbrojtjen e Murit të Madh, më i vjetri ekzistues i vendit.

Rregullorja pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2023, raporton “Xinhua”.

Muri i Madh, me një gjatësi totale prej 641 km, u ndërtua gjatë periudhës së pranverës dhe vjeshtës (770 p.e.s.-476 p.e.s.) dhe periudhës së shteteve ndërluftuese (475 p.e.s.-221 p.e.s.).

Rregullorja e re specifikon përgjegjësitë e departamenteve të ndryshme dhe thekson bashkëpunimin rajonal për mbrojtjen dhe përdorimin e Murit të Madh.

Sipas rregullores, qeveritë vendore do të krijojnë një sistem dinamik ruajtjeje duke përdorur satelitë me sensorë në distancë, dron, platforma informacioni dhe mjete të tjera teknologjike për të monitoruar Murin e Madh, infrastrukturat e tij përkatëse dhe mjedisin përreth. Po ashtu, në dokument thuhet se shërbimet turistike me Murin e Madh do të standardizohen më tej, për të balancuar mbrojtjen dhe zhvillimin.

“Mbrojtja e Murit të Madh përballet me shumë sfida, dhe për këtë arsye, është e nevojshme të sigurohet një garanci solide ligjore për ruajtjen e tij”,- tha Qi Yan'an, një zyrtar në departamentin e drejtësisë provinciale.

Muri i Madh është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i përbërë nga shumë mure të ndërlidhura. (Irma)