Kriza energjetike në Europë
2022-09-23 13:29:39

Për Europën, 2022-shi është një vit plot me paqëndrueshmëri. Faktori i parë është inflacioni i vazhdueshëm. Në mars, treguesi i çmimeve të konsumit ishte 7.5 % dhe kjo prirje vazhdoi, derisa shifra arriti në 9.1 % në gusht, duke shënuar një rekord historik. Prapa shifrave qëndron rritja e kostos së jetesës së çdo familjeje.

Foto:CMG

Foto:CMG

Sipas Vicentiu Gheorghe, presidentit të nderit të Shoqatës CHINARO, çmimi i benzinës 95 oktanë që përdor ishte 5.94 lei për litër më 15 gusht të vitit 2021, 6.26 lei më 2 janar të vitit 2022 dhe 8.27 lei më 7 gusht.

Lyudmila Petkova, është menaxhere në një restorant fast-food në Bullgari, ajo tha se pagesa për energjinë elektrike herën e fundit të restorantit të saj ishte tre herë më shumë në në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. "Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, janë duke u rritur edhe çmimet e të gjitha produkteve, si edhe të ushqimit. Por, ne nuk mund ta ngremë çmimin për të mbuluar rritjen e kostos, sepse, nëse shesim më shtrenjtë, të ardhurat do të ulen", tha ajo.

Pas konfliktit Rusi-Ukrainë, bota po kalon një krizë. Po ashtu edhe në Shqipëri prej muajit mars ka pasur një rritje të pandalshme të çmimeve të produkteve ushqimore, të karburantit dhe të energjisë elektrike.

Për këtë, Enriko Ceko, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zhvillim të Vazhdueshëm vuri në dukje se qytetarët, të shqetësuar për gjendjen e krijuar, me të drejtë kanë filluar të artikulojnë kërkesat e tyre, sepse shpenzimet e tyre janë rritur shumë krahasuar me periudhën përpara pandemisë. Paralelisht, qytetarët në Evropën Perëndimore po kalojnë drejt kryerjes së më shumë shpenzimeve në mallra sesa në shërbime.

Foto:CMG

Foto:CMG

Pas shpërthimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, BE-ja po e pëson rëndë nga sanksionet e vëna ndaj energjisë ruse, duke hyrë në një gjendje të vështirë energjetike. Në fund të gushtit, çmimi i shitjes me kontratë me zbatim të ardhshëm i gazit natyror në platformën e tregtimit të gazit TTF,  që konsiderohet si nivel bazë i çmimit në Europë, u rrit deri në mbi dhjetë herë më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar rekord të ri.

Ivica Bakota është ekspert për çështjet kineze në Institutin "CroAsia" të Shkollës së Ekonomisë dhe Menaxhimit të Zagrebit. Sipas tij, vendet e ndryshme europiane deklaruan një sërë masash për kursimin e energjisë dhe ngritjen e aftësisë së vetëfurnizimit me energji, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe ndërmarrjeve të jenë të gatshëm për dimrin që do të vijë. Analistët janë të mendimit se, sipas parashikimeve jooptimiste, banorët e thjeshtë do të jenë të parët që do të goditen, dhe ndërmarrjet do të detyrohen të ulin prodhimin, gjë që do të shkaktojë përsëri ndërprerjen e zinxhirëve globalë të furnizimit.

Sipas Marcus Scheiblecker, një studiues në Institutin Austriak të Kërkimeve Ekonomike, "Shpresojmë se kulmi i inflacionit tashmë është arritur ose është afër arritjes, por për rritjen e PBB-së, një recesion është mjaft i mundshëm jo vetëm në Austri, por edhe në Bashkimin Evropian".