Importet izraelite nga Kina u rritën me 31.2 për qind në janar-gusht
2022-09-22 10:01:13

Eksportet e Izraelit (Foto China Daiy)

Eksportet e Izraelit (Foto China Daiy)

Importet izraelite të mallrave nga Kina u rritën me 31.2 për qind nga viti në vit në tetë muajt e parë të këtij viti, duke përjashtuar diamantet, sipas Zyrës Qendrore të Statistikave të Izraelit.

Izraeli importoi 8.92 miliardë dollarë mallra nga Kina në periudhën janar-gusht, krahasuar me 6.8 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, citon “Xinhua” të dhënat e zyrës.

Në gusht, importet izraelite të mallrave nga Kina arritën në 1.22 miliardë dollarë, që ishte 13.7 për qind e të gjitha importeve të mallrave në muaj.

Eksportet e Izraelit drejt Kinës arritën në 3.01 miliardë dollarë në tetë muajt e parë, duke reflektuar një rritje vjetore prej 4.2 për qind.

Totali i importeve izraelite, përfshirë diamantet, u rritën me 23.9 për qind në 74.1 miliardë dollarë në periudhën janar-gusht, një rritje prej 23.9 për qind nga viti në vit, ndërsa eksportet izraelite arritën në 48.5 miliardë dollarë, një rritje prej 26.3 për qind. (Elona)