Hendeku i zhvillimit rajonal të Kinës ngushtohet gjatë dekadës së fundit
2022-09-22 10:37:42

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Hendeku i zhvillimit rajonal brenda Kinës është ngushtuar gjatë dekadës së fundit falë përpjekjeve të vendit për të koordinuar zhvillimin rajonal, bën të ditur “Xinhua”.

Normat e rritjes ekonomike në rajonet qendrore dhe perëndimore të Kinës kanë qenë më të larta se ato në rajonet lindore për shumë vite, tha Xiao Weiming, një zyrtar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, në një konferencë për shtyp. Kina është një vend i madh me një popullsi të madhe dhe dallime të jashtëzakonshme rajonale dhe rajonet e saj lindore janë më të zhvilluara. Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha për të nxitur rritjen ekonomike të rajoneve të saj më pak të zhvilluara.

Në vitet e fundit, Kina ka zbuluar plane të shumta për të lehtësuar zhvillimin rajonal, të tilla si planet për zhvillimin e koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei, zhvillimin e Brezit Ekonomik Yangtze, zhvillimin e Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Makao. (Elona)

nga VCG

nga VCG

nga VCG