“The Hill”: Amerikanët nuk i besojnë më qeverisë
2022-09-21 14:56:21

Shtepia e Bardhe (Foto Xinhua)

Shtepia e Bardhe (Foto Xinhua)

Amerikanët e kanë humbur besimin te qeveria dhe institucionet, duke përfshirë median, po bëjnë pak për ta kthyer atë besim, sipas një raporti të “The Hill”.

“Popullsia e përgjithshme në Shtetet e Bashkuara aktualisht percepton se ka një rënie demokratike; njerëzit nuk besojnë se qeveria po mbështetet mbi një themel të fortë, pjesërisht për shkak të kryengritjes së 6 janarit 2021, traumës sonë kolektive të pazgjidhur nga e kaluara, duke përfshirë skllavërinë, dhe pikëpamjen e shumicës së amerikanëve se qeveria është e korruptuar”,- thuhet në raport.

“Njerëzit kanë humbur besimin në sistemin dhe në institucionet tona. Ata nuk pajtohen për shkaqet e problemeve dhe si rrjedhojë për zgjidhjet, gjë që nga ana tjetër thekson më tej polarizimin”,- thuhet në artikull.

Përgjigjet e politizuara ndaj pandemisë Covid-19 i shtuan benzinë zjarrit, ndërsa dhuna me armë është rritur, thuhet më tej në artikull. (Elona)