Njësia e re e hidrocentralit të Kinës fillon funksionimin komercial
2022-09-20 10:54:11

nga VCG

nga VCG

Një njësi e re e prodhimit të energjisë e hidrocentralit Baihetan në Kinën jugperëndimore kaloi një provë 72-orëshe dhe filloi funksionimin komercial të hënën njofton Grupi Mediatik i Kinës.

I ndërtuar në lumin Jinsha, rrjedha e sipërme e lumit Yangtze, i cili përshkon provincat Sichuan dhe Yunnan në Kinën jugperëndimore, hidrocentrali Baihetan 16 gigavat (GW) është stacioni i dytë më i madh i energjisë në botë pas Digës Tre Gorges 22.5 GW.

Stacioni ka 16 nga njësitë më të mëdha të prodhimit të hidrocentraleve në botë të vendosura përgjatë brigjeve të Jinsha, secila me një kapacitet të instaluar prej 1 gigavat. Njësia e fundit operative, Njësia 13, është njësia e 11-të që është vënë në funksion.

Stacioni mund të gjenerojë 62.400 gigavat-orë energji elektrike në vit, të mjaftueshme për të furnizuar të gjithë kryeqendrën e Sichuan-it, Chengdu, në vitin 2018, ose konsumin e energjisë elektrike prej rreth 75 milionë njerëzve.

nga VCG

nga VCG

Kjo sasi energjie e pastër e gjeneruar nga Baihetan mund të kursejë deri në 19.68 milionë tonë qymyr standard, duke ulur emetimet e dyoksidit të karbonit me 51.6 milionë tonë.

Së bashku me stacionet e tjera të energjisë aty pranë, ai ndihmon në formimin e korridorit të ri më të madh të energjisë në botë.

Baihetan është gjithashtu pjesë e projektit “East Powered by the West”, një përpjekje për të transmetuar energji elektrike nga perëndimi i pasur me burime në rajonet e Kinës Lindore. (Fatosi)