Hebei, rritje të tregtisë së jashtme në tetë muajt e parë
2022-09-20 11:19:46

nga VCG

nga VCG

Vlera e tregtisë së jashtme të provincës Hebei të Kinës veriore arriti në 360.13 miliardë juanë (rreth 52 miliardë dollarë amerikanë) në tetë muajt e parë të këtij viti, 1.8 për qind më shumë nga viti në vit, sipas doganave në Shijiazhuang, kryeqendra e provincës, njofton “Xinhua”.

Eksportet e saj arritën në 219.53 miliardë juanë gjatë periudhës, me një rritje prej 13.3 për qind nga viti në vit, ndërsa importet e saj ranë 12.1 për qind në 140.6 miliardë juanë.

Gjatë kësaj periudhe, tregtia e Hebeit me vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” u rrit 22.4 për qind në 122.44 miliardë juanë.

Eksportet e saj të produkteve mekanike dhe elektrike, komponentëve elektronikë dhe automobilave u rritën me shpejtësi.

Provinca pa një rënie në importet e mineralit të hekurit, sojës dhe gazit natyror. (Fatosi)