Të huajt vizitojnë kryeqytetin e porcelanit të Kinës, Jingdezhen
2022-09-20 14:20:29

nga VCG

nga VCG

Një grup të huajsh përfunduan një turne treditor në provincën Jiangxi të Kinës lindore të dielën, me një vizitë në “kryeqytetin e porcelanit” me famë botërore Jingdezhen si një pikë kryesore, njofton “Xinhua”.

Turneu është pjesë e programit “Global Young Leaders Dialogue” (GYLD), i cili u iniciua nga think tank-et kineze dhe ofron një platformë për ndarjen e ideve dhe mësimin e ndërsjellë mes të rinjve nga vende dhe fusha të ndryshme.

Të huajt nga tetë vende vizituan disa zona historike në qytetin Jingdezhen, duke mësuar rreth historisë së prodhimit të qeramikës, teknikave të lashta të riparimit të porcelanit dhe zhvillimit industrial lokal.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Gjithashtu, ata vizituan edhe Wuyuan, një qark i bukur në qytetin Shangrao, në Jiangxi. Ata fituan një njohuri më të mirë për strategjinë e rigjallërimit rural të Kinës.

“Udhëtimi ofron një mundësi për të rinjtë globalë që të kuptojnë më mirë Kinën dhe ne do të kontribuojmë në promovimin e kulturës kineze dhe rritjen e besimit dhe koordinimit të ndërsjellë midis vendeve të ndryshme”.- tha Mnyaga Daniel Rukiko, student nga Tanzania në Universitetin Nanchang Hangkong. (Fatosi)