Tempulli budist në Pekin rihapet pas rinovimit pesëvjeçar
2022-09-20 14:09:00

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Një tempull budist i ndërtuar dhe zgjeruar gjatë dinastive Ming dhe Qing (1368-1911) në Pekinin perëndimor është rihapur pas një rinovimi pesëvjeçar, njofton “Xinhua”.

Tempulli Wanshou (Tempulli i Jetëgjatësisë), i disponueshëm për t'u vizituar që nga 16 shtatori, iu nënshtrua riparimit të pestë në shkallë të gjerë në historinë e tij, sipas Wang Dan, kurator i Muzeut të Artit të Pekinit.

I ndërtuar gjatë sundimit të perandorit Wanli në dinastinë Ming (1368-1644), tempulli përbëhet nga një kompleks ndërtesash, kopshtesh dhe pallatesh perandorake budiste.

Wang tha se muzeu u mbyll në vitin 2017, duke i hapur rrugë projektit të rinovimit që filloi më 2018-n.

Një sipërfaqe prej më shumë se 10.000 metra katrorë në tempull është riparuar gjatë rinovimit, ku pikturat në mur dhe statujat e Budës janë restauruar me ngjyra vezulluese dhe ndërtesa me një shkëlqim të ri.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Përveç riparimit të ndërtesave historike dhe relikteve, janë ngritur objekte të reja si ekranet digjitale, një librari dhe një hapësirë kulturore dhe rekreative.

Wang tha se muzeu planifikon të shtojë një zyrë postare dhe të hapë më shumë dhoma ekspozimi për relike kulturore si veshjet tradicionale kineze dhe materialet e shkrimit, porcelani, artikujt e lodhit dhe monedhat e lashta.

“Hapësira në tempull do të shërbente më mirë për të mësuar kulturën tradicionale dhe për të shfaqur trashëgiminë historike dhe kulturore të Kinës”,- tha Wang. (Fatosi)

nga VCG

nga VCG