Kina dhe Rusia zhvillojnë konsultime të sigurisë strategjike
2022-09-19 20:20:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dielën, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh se, me ftesën e drejtorit të Zyrës së Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme Yang Jiechi dhe të sekretarit të Komisionit Qendror të Çështjeve Politike e Juridike Guo Shengkun, të dielën dhe të hënën, sekretari i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse Nikolai Patrushev bëri vizitë në Kinë. Ai mori pjesë në raundin e 17-të të konsultimeve të sigurisë strategjike Kinë-Rusi dhe në mbledhjen e 7-të të Mekanizmit të Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Zbatimin e Ligjit Kinë-Rusi. (Fani)