Nisma “Një brez, një rrugë” promovon zhvillimin e gjelbër dhe të qëndrueshëm
2022-09-19 10:20:12

Jo shumë kohë pasi Kina propozoi nismën “Një brez, një rrugë” në 2013, ekipi ynë (nga Shkolla “Një brez, një rrugë” e Universitetit Normal të Pekinit) kreu një studim mbi nivelet e zhvillimit të vendeve përgjatë Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të. Studimi tregoi se midis 65 vendeve (përfshirë Kinën) të anketuara, ato më pak të zhvilluara në vitin 2014  Afganistani, Siria, Jemeni, Iraku dhe Palestina,  u përballën me trazira politike për një kohë të gjatë.

Kamionet e ngarkuara me fletët e turbinave të prodhimit të energjisë me erë të prodhuara në Kinë për në fushat elektrike të erës në Kazakistan. Kina dhe ky vend i Azisë Qendrore kanë nisur projektet e energisë së rigjeneruar në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë"./ foto nga Xinhua

Nga ana tjetër, vendet me nivelet më të larta të zhvillimit si Singapori, Kina, Malajzia, Estonia dhe Letonia gëzonin një situatë të qëndrueshme politike dhe qeverisje të mirë.

Nga viti 2015 deri në vitin 2019, ne kryem një tjetër studim, nga 149 vendet (përfshirë Kinën) të përfshira në nismën “Një brez, një rrugë”.  Edhe ky studim tregoi se vendet më pak të zhvilluara, Somalia, Jemeni, Siria, Afganistani, Sudani i Jugut, Libia, Eritrea dhe Iraku, po përballeshin me sfida politike, ndërsa ato me nivelet më të larta të zhvillimit si Singapori, Zelanda e Re, Kina, Republika e Koresë, Austria dhe Republika Çeke ishin politikisht dhe shoqërisht të qëndrueshme.

Dy studimet tregojnë se paqja është thelbësore për zhvillimin e një vendi.

Shumë nga vendet e përfshira në  nismën “Një brez, një rrugë” mburren me avantazhe të jashtëzakonshme energjetike. 

Në vitin 2015, 65 vendet përgjatë nismës “Një brez, një rrugë” përbënin 61 për qind të prodhimit total të karburanteve fosile në botë.  Në vitin 2019 prodhimi i energjisë fosile i 149 vendeve të përfshira në  këtë nismë përbënte 64.6 për qind të totalit botëror, me 13 prej tyre  si Kina, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Irani, Algjeria, Kazakistani,  Katari, Kuvajti, Afrika e Jugut, Nigeria, Iraku dhe Indonezia, duke prodhuar më shumë se 100 milionë tonë ekuivalent nafte secila dhe që përbëjnë 54.50 për qind të prodhimit global.

Vendet e përfshira në nismë gëzojnë gjithashtu një vrull të fortë zhvillimi të prodhimit, me vlerën e shtuar të industrive të tyre prodhuese që përbën 40.3 për qind të totalit global në 2015, nga 17.8 për qind në 1990 dhe më tej në 41.6 për qind në 2016.

Por disa nga vendet e përfshira në nismë  përballen edhe me probleme të tjera.  Së pari, siguria e tyre ushqimore duhet të  garantohet më mirë, pasi ato varen nga importet për të plotësuar nevojat e tyre ushqimore.  Arsyet për këtë përfshijnë popullsinë e tyre të madhe dhe sipërfaqet relativisht të vogla të tokës së punueshme, mungesën e burimeve të mjaftueshme të ujërave të ëmbla, modernizimin e pamjaftueshëm bujqësor dhe rendimentin relativisht të ulët të grurit.

Së dyti, vende të tilla si Kuvajti, Azerbajxhani, Kazakistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia, Katari dhe Brunei varen së tepërmi nga burimet energjetike për zhvillimin e tyre ekonomik dhe kanë nevojë të ripërshtatin strukturën e tyre ekonomike.

Dhe së treti, këto vende janë nën presion të madh për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike, pasi ato janë prodhues të mëdhenj të karburanteve fosile si dhe konsumatorë.  Në fakt, ulja e emetimeve të karbonit mbetet një sfidë e rëndësishme për ta.

Për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të prodhimit të ushqimit të këtyre vendeve, Kina ka forcuar bashkëpunimin me to për prodhimin e ushqimit në kuadër të nismës. 

Kina ka nënshkruar me këto vende një sërë projektesh bashkëpunimi bujqësor me vlerë më shumë se 10 miliardë dollarë dhe ka dërguar mbi 1000 ekspertë bujqësor në më shumë se 40 vende për t'i ndihmuar ata të rrisin prodhimin e tyre bujqësor, veçanërisht prodhimin e grurit.

Gjithashtu, në disa prej këtyre vendeve është mbjellë oriz hibrid i zhvilluar nga Kina, duke rritur rendimentin e tyre në drithë.

Përveç kësaj, në shumë vende që marrin pjesë në nismë, kompanitë kineze kanë ngritur parqe industriale, të cilat punësojnë mbi 90 për qind të fuqisë punëtore të tyre nga popullsia vendase dhe eksportojnë produktet e tyre të gatshme.  Kjo ka krijuar punësim dhe ka rritur të ardhurat tatimore të vendeve pritëse, duke përshpejtuar procesin e industrializimit të tyre.

Për shembull, për të nxitur industrializimin në Afrikë, Fondi Kinë-Afrikë i krijuar nga Pekini ka investuar rreth 6 miliardë dollarë në 37 vende afrikane, duke tërhequr 27 miliardë dollarë në investime dhe financime nga ndërmarrjet kineze.  Për sa i përket investimeve totale, më shumë se 3,500 kompani kineze kanë investuar afro 50 miliardë dollarë në Afrikë, shumica e tyre në projekte industriale.

Nisma “Një brez, një rrugë” është e përkushtuar për të promovuar zhvillimin me karbon të ulët në vendet partnere.  Në fakt, Kina ka përdorur teknologji të reja të energjisë dhe ka investuar shumë për të promovuar zhvillimin e gjelbër në vendet partnere.  Për shembull, Kina ka ndërtuar një termocentral diellor në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe, një stacion të energjisë së erës në Pakistan dhe Kroaci dhe një hidrocentral në provincën Koh Kong të Kamboxhias.

Në përputhje me kërkesat e karbonit të ulët, kompanitë kineze po promovojnë metoda të prodhimit të gjelbër dhe po zhvillojnë industri dhe transport të gjelbër në vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë”.